LIGA E EUROPËS/ “COVID” dhe dëmtime, Hysaj, Mihaj dhe Kumbulla në shtëpi. Ja të gjitha sfidat që do të luhen sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 11:01

LIGA E EUROPËS/ “COVID” dhe dëmtime, Hysaj, Mihaj dhe Kumbulla në shtëpi. Ja të gjitha sfidat që do të luhen sot

Roma do t’i bëjë vizitë sot Kluzhit në orën 21:00, por mes mungesave është edhe emri i Marash Kumbullës. Mbrojtësi vijon të mbetet jashtë pasi rezultoi me Koronavirus një javë më parë.

Liga e Europes

Përveç klubit, lajmin e ka njoftuar edhe vetë shqiptari që nëpërmjet “Instagramit” ka njoftuar se izolimi vazhdon ende për të, teksa në formacion mund ta zëvendësojë Facio që betejën me virusin më në fund e fitoi. Situatë e ngjashme edhe për Napolin që pret Rijekën me ndeshjen që do të luhet gjithashtu në orën 21:00.

Gatuzos mes shumë problemesh pas tre humbjeve radhazi në shtëpi është i detyruar të fitojë, por do t’i duhet ta bëjë pa Elseid Hysajn që vazhdon të jetë pozitiv në testin e tamponit për “COVID”. Mungesë e pritshme edhe për Enea Mihajn te PAOK-u pasi siç dihet lojtari i kombëtares ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale dhe po riaftësohet pasi më 31 tetor pati thyer ligamentin e kryqëzuar të gjurit.

Arsenali dhe Lesteri kanë udhëtuar respektivisht ndaj Norvegjisë dhe Portugalisë për ndeshjet e katërta të fazës në grupe të Ligës së Europës. Me një fitore sot ndaj Moldes “Topçinjtë” e drejtuar nga Milael Arteta do të mbyllnin çdo diskutim kualifikimi si e para në grupin B.

I njëjti diskutim vlen edhe për Lestërin që do të duhet të mposhtë Bragën në shtëpinë e saj për të blinduar kreun në grupin G. Disi më i komplikuar, rrugëtimi i Totenhemit në grupin J. Skuadra e Mourinjos për t’u ngjitur në vendin e parë duhet të mposhtë në Londër bullgarët e Ludogoretstit dhe të shpresojë që Antverpi të frenojë në Austri ndaj Lask Linz

JA TË GJITHA SFIDAT E DITËS SË SOTME: 

GRUPI A

CSKA Sofje – Jang Bojs 18:55

Kluzh – Roma 21:00

GRUPI B

Molde – Arsenal 18:55

Dundalk – Rapid 21:00

GRUPI C

Leverkusen – Ber Sheva 18:55

Nisë – Slavia Praga 21:00

GRUPI D

Rejnxhers – Benfika 18:55

St. Liezh – Leh Poznan 21:00

GRUPI E

Granada – Omonia 18:55

PSV – PAOK 21:00

GRUPI F

Alkmar – Sociedad 18:55

Napoli – Rijeka 21:00

GRUPI G

AEK – Zoria 18:55

Braga – Lester 18:55

GRUPI H

Lilë – Milan 18:55

Sparta – Sëlltik 18:55

GRUPI I

Makabi – Vijareal 18:55

Karabag – Sivaspor 18:55

GRUPI J

LASK – R. Antverp 18:55

Totenhem – Ludogorets 18:55

GRUPI K

CSKA – Fejnord 18:55

Volfsberger – D. Zagreb 18:55

GRUPI L

Gent – C.Zvezda 18:55

Hofenhaim – Slovan 18:55

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"