Liga e Europës / Cetkoviç dhe Cicmil fitojnë në Austri, Gallatasaraji humb në Suedi. Surprizë në Maltë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2017 | 23:40

Liga e Europës / Cetkoviç dhe Cicmil fitojnë në Austri, Gallatasaraji humb në Suedi. Surprizë në Maltë

U luajtën sot ndeshjet e vajtjes së turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës. Mes rezultateve të shumta bie në sy fitorja e skuadrës nga Mali i Zi, Mlladost Podgorica, në Austri përballë Shturmit të Gracit. Pjesë e këtij suksesi janë dhe dy futbollistët që në sezonin e shkuar ishin pjesë e Superiores, Stefan Cicmil dhe Marko Cetkoviç.

sturm-verlor-el-heimspiel-gegen-mladost-podgorica-mit-01-41-71821069

Gjithashtu rezultate surprizuese mund të cilësohen edhe humbja e Gallatasarajit 2-0 në Suedi përballë Ostersundsit, si dhe barazimi 0-0 i holandezëve të Utrehtit në Maltë përballë Valetës.

LIGA E EUROPËS – TURI I DYTË KUALIFIKUES – Ndeshjet e vajtjes

Fola Esh-Inter Baku 0-1

Irtish Pavlodar-Crvena Zvezda 1-1

Kairat Almati-Skënderbeu 1-1

Makabi Tel-Aviv-KR Reikjavik 3-1

Ruzhomberok-Bran 0-1

Shkëndija Tetovë-HJK 3-1

Rabotniçki-Dinamo Minsk 1-1

Nome Kalju-Videoton 0-3

Brondbi-VPS 2-0

Altah-Dinamo Brest 1-1

Liepaja-Suduva 0-2

Vaduz-Od 0-1

Haugesund-Leh Poznan 3-2

Ostersunds-Gallatasaraj 2-0

Gabala-Jagiellonia 1-1

Apollon-Zaria 3-0

Astra-Zira 3-1

Valeta-Utreht 0-0

Progres Niderkorn-AEL 0-1

Beitar Jeruzalem-Botev Plovdiv 1-1

Norrkoping-Trakai 2-1

Sllovan Bratislava-Lyngbi 0-1

Hajduk Split-Levski Sofje 1-0

Shturm Grac-Mlladost Podgorica 0-1

Trençin-Bnei Jehuda 1-1

Aberdin-Shiroki Brijeg 1-1

Kork Siti-AEK Larnaka 0-1

Osijek-Lucern 2-0

Zheljezniçar-AIK 0-0

Panionios-ND Gorica 2-0

Ferencvarosh-Midtjilland 2-4

Shemrok Rovers-Mllada Boleslav 2-3

Valur-Domzhale 1-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"