LIGA E EUROPES/ Arsenali eliminohet me penallti! Feston Roma e Murinjos, Union SG bën “Hirushen” e kompeticionit (VIDEO)
Roma, Bajern Leverkusen, Sportingu i Lisbonës dhe belgët e Union SG ia dolën mbanë në sfidat e kthimit të Ligës së Europës, duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale. Skuadra e Murinjos arriti të menaxhonte mjaft mirë epërsinë 2-0 në duelin e parë, ndërkohë që Bajern Leverkusen mposhti në transfertë 0-2 Ferencvaroshin.
Padyshim që “Hirushja” e këtij kompeticioni mund të konsiderohet pafrikë skuadra belge e Union SG që arriti të eliminonte Union Bernin duke e mposhtu me rezultatin e pastër 3-0. Për sa i përket duelit tjetër mes Arsenal dhe Sporting, koha e rregullt nuk mjaftoi për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar, teksa portugezët ia dolën të kualifikoheshin falë penalltive, duke shënuar pesë 11-metërsha. Për anglezët gaboi Martineli.
REZULTATET:
ARSENAL – SPORTING LISBONË 1-1 (2-2) ( 3 me 5 me penallti)
19′ Xhaka / 62′ Pedro Gonçalves
Martinelli misses penalty. Arsenal Out
Arsenal Sporting pic.twitter.com/K9jw5gq1xp
— droidytai (@ktntaitai) March 16, 2023
REAL SOCIEDAD – ROMA 0-0 (0-2)
FERENCVAROSH-BAJER LEVERKUSEN 0-2 (0-2)
3’ Diabi, 81′ Adli
UNION SG – UNION BERLIN 3-0 (3-3)
18′ Teuma, 63′ Lazare-Amani, 90’+4′ Lapusin
FORMACIONET ZYRTARE:
ARSENAL – SPORTING LISBONË (2-2)
SOCIEDAD – ROMA (0-2)
FERENCVAROSH-LEVERKUSEN (0-2)
UNION ST-GILL – UNION BERLIN (3-3)
PANORAMASPORT.AL
