Postuar: Tetor 27, 2022 | 20:48
LIGA E EUROPËS/ 24 gola në 8 ndeshje! Zhgënjen Arsenali, Lacio bën detyrën në shtëpi. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)
U luajtën duke filluar nga ora 18:45, tetë sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Europës, ku u shënuan në total plot 24 gola. Arsenali i Granit Xhakës, zhgënjeu në transfertë ndaj PSV-së, duke u mposhtur me rezultatin 2-0. Në sfidat e tjera, Lacio, Union Berlin, dhe Zyrih bënë detyrën në shtëpi, ndërkohë që Betis dhe Rojal Union triumfuan në transfertë.
Dy sfida u mbyllën në barazimi 3 me 3. Ato mes AEK Laranakës dhe Dinamo Kievit dhe Fenerbahçe-Ren. Ja të gjitha rezultatet:
Lacio – Midtjyland 2-1
Zyrih – Bodo/Glimt 2-1
PSV – Arsenal 2-0
AEK Larnaka – D. Kiev 3-3
Fenerbahçe – Ren 3-3
Ludogorets – Real Betis 0-1
Malmo – Rojal 0-2
Union Berlin – Braga 1-0
PANORAMASPORT.AL
