LIGA E EUROPËS/ 23 gola në 8 ndeshje! Junajtid triumfon në frymën e fundit, Lacio zhgënjen në shtëpi. Rrugën e rrjetës e gjen dhe një shqiptar (VIDEO)
U luajtën duke filluar nga ora 21:00, tetë sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Europës, ku u regjistruan në total plot 23 gola. Spikat fitorja në frymën e fundit e Mançester Junajtid, falë golit të shënuar nga Mek Tominei.
Ndërkohë që Lacio, regjistroi një hap fals në shtëpi, duke mos shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Shtrum Grac. Në duelet e tjera, PSV, Real Sosiedad dhe Trabzonspor, fituan bindshëm në shtëpi. Vlen të theksohet se rrugën e rrjetës e gjeti dhe futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, që shënoi nga goditja e dënimit me fanellën e Trabzonsporit. Për më tepër shikoni të gjitha rezultatet e sfidave të mbrëmjes dhe renditjet.
REZULTATET:
GRUPI A
PSV – Zyrih 5-0
Gutierrez 10′ , Verman 15′ , 55′, Sangare 34′ , El-Ghazi 84′
GRUPI C
Ludogorets – HJK 3-0
Groper 39′ , Rik 64′ , 90+2′
GRUPI D
Union Berlin – Malmo 1-0
Knoçe 89′
GRUPI E
Junajtid – O. Nikosia 1-0
Mek Tominei 90+3′
Sociedad – Sherif Tiraspol 3-0
Sortloth 45+1′ , Riko 66′ , Navarro 81′
GRUPI F
Lacio – Shturm Grac 2-2
Imobile 45′ (p) , Pedro 71’/ Boving 56′, 83′
GRUPI H
Trabzonspor – Monako 4-0
Sarr 44′ (autogol), Vitor Hugo 48′, Bardhi 57′ , Trezege 69′
GOLI I BARDHIT: VIDEO
Ferencvarosh – Cërvena Zvezda 2-1
Zachariasen 24′ , Mae 61′ / Mitroviç 55′
PANORAMASPORT.AL
