Liga e Europës/ 22 gola në 7 ndeshje! Roma shkëlqen me Dibalën dhe Belotin, rrugën e rrjetës e gjen dhe një… shqiptar (VIDEO)
U luajtën mbrëmjen e sotme 7 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Europës, ku u regjistruan në total 22 gola.
Roma dhe Betisi nuk falën në shtëpi duke bërë detyrën respektivisht përballë HJK dhe Ludogorets. Surpriza e mbrëmjes ishte padyshim triumfi i qipriotëve të AEK Larnakës në transfertë. Vlen të theksohet se rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme e gjeti dhe një shqiptar, bëhet fjalë për sulmuesin Dionis Avdijaj, që shënoi golin e vetëm për Zyrih, në humbjen 2-1 ndaj Bodo Glimt në Norvegji.
REZULTATET:
GRUPI A:
BODO GLIMT – ZYRIH 2-1
Selnaes 54′ (autogol), Vetlesen 58′ / Avdijaj 81′
GRUPI B:
REN-FENERBAHÇE 2-2
Terrier 52′, Majer 54′ / Kahvexhi 60′ , Valencia 90+2′
DINAMO KIEV-AEK LARNAKA 0-1
Gyurcso 8′
GRUPI C:
ROMA-HJK 3-0
Dibala 47′, Pelegrini 49′, Beloti 68′
Dybala with literally his first touch of the ball: pic.twitter.com/REiAVmB1ZG
— cancelo supremacy (@189NlNE) September 15, 2022
BETIS-LUDOGORETS 3-2
Luiz Henrikue 25′, Hoakin 39′ , Kanales 59’/ Despodov 45+2′, Rik 74′
GRUPI D:
BRAGA-UNION BERLIN 1-0
ROJAL UNION-MALMO 3-2
Burgess 17′, Teuma 69′, Boniface 71′ / Ceesay 6′ , Thelin 57′
PANORAMASPORT.AL
VIDEO/ Mosha thjesht një shifër, mesfushori 41-vjeçar shënon gol spektakolar në Ligën e Europës
