Liga Ballkanike e të rinjve, Shqipëria dhe Kosova mbeten jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2016 | 10:37

Liga Ballkanike e të rinjve, Shqipëria dhe Kosova mbeten jashtë

Shqipëria dhe Kosova po lihet pas dore nga UEFA. Nën mbështetjen dhe survejimin e kësaj të fundit, Federata Kroate e Futbollit ka mbajtur një takim në lidhje me disa nga federatat përfaqësuese ballkanike. Institucioni i futbollit kroat ka organizuar një takim ku kanë marrë pjesë disa federata të futbollit në rajon, mirëpo në të ka munguar Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

ballkani

Kompeticioni

Bëhet fjalë për organizimin e një turneu për të rinjtë, ku do të jetë pjesëmarrja e ekipeve përfaqësuese nga Kroacia, Bosnja, Sllovenia, Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia. Në lidhje me këtë organizim, është mbajtur edhe një takim me përfaqësues të këtyre institucioneve të futbollit në vendet respektive.

Njoftimi

Shumë shpejt pritet që të startojë Liga ballkanike e të rinjve. Nga sa bëhet me dije në një komunikim të federatës kroate të Futbollit, mësohet se në një takim të pritur nga kjo e fundit kanë munguar vetëm dy federata: ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës. “Federata e Futbollit të Kroacisë ka pritur përfaqësues nga Hungaria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia, në një takim ku u diskutua fillimi i ligës së përbashkët”, thuhet në njoftimin e Federatës së Kroacisë.

Një organizim i tillë është duke u organizuar si masë paraprake dhe testuese për të parë nëse do të funksionojë apo jo, si dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një lige të tillë futbolli edhe për të rriturit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"