Lideri i mbrojtjes së Juventusit, Barcelona dhe gjigantët anglez në garë për transferimin e titullarit të “Zonjës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 17:20

Lideri i mbrojtjes së Juventusit, Barcelona dhe gjigantët anglez në garë për transferimin e titullarit të “Zonjës”

Juventusi është shfaqur shumë aktive në merkato menjëherë pas përfundimit të sezonit me bardhezinjtë që janë përqendruar në përforcimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm e cila mund të humbasë një element shumë të rëndësishëm si mbrojtësi, Matajs De Light.

DE LIGT 1

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport” holandezi nuk është i bindur për të pranuar rinovimin e kontratës me “Zonjën” pas sezonin të fundit i cili u mbyll pa trofe. Interesimi nga klube si Barcelona, Çelsi dhe Liverpul kanë bërë që mbrojtësi të mendojë lidhur me të ardhmen e tij, e cila mund të jetë larg Italisë.

Një ofertë prej 70-80 milionë eurosh do të tërhiqte vëmendjen e Juventusit, me klubin që mund të ishte i gatshëm ta linte mbrojtësin të largohet nëse ai do ta shprehte hapur dëshirën për t’u larguar.

Këto para mund të përdoreshin më pas nga klubi për një objektiv të madh siç është rikthimin në Torino i Pol Pogba.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"