Lider tek Erzeni, Raboshta do fitoren numër 6: Nuk e lëshojmë kreun…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2022 | 22:31

Lider tek Erzeni, Raboshta do fitoren numër 6: Nuk e lëshojmë kreun…

Nuk shënoi, por dëshmoi për të disatën herë që është një lider tek Erzeni. Po flasim për Jasmin Raboshtën, që shkëlqeu kundër Tërbunit.

Raboshta

Ishte inspirim për çdo aksion të shijakasve, paçka se shpërdoruan me bollëk. Sulmuesi mendon se skuadra është në rrugën e duhur dhe tashmë që kapi kreun, vigjilenca duhet të shtohet. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, shkodrani tha:

“Fituam me Tërbunin, por duhet thënë që ishte një ndeshje mjaft e fortë. Të dyja skuadrat luftuan, por më fund fitorja na buzëqeshi ne. E merituam ama, pasi të gjithë futbollistët ishin të mobilizuar. Duhet të ishte më e thellë, por shpërdoruam raste të shumta.

E megjithatë, ai 90-minutësh iku. Këtë fundjavë shkojmë në Peshkopi, ku na pret një transfertë delikate. Jemi gati, me gjithë vështirësitë që ajo paraqet. Pas pesë fitoreve radhazi, e duam edhe një të gjashtë. Duhet maksimumi, që të mos lëshojmë”, përfundoi Raboshta.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"