Lider në fushë dhe jashtë saj, Mesi udhëheq Barçën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2018 | 12:58

Lider në fushë dhe jashtë saj, Mesi udhëheq Barçën

Nëse ekziston një lojtar që nuk i nevojitet shiriti i kapitenit në krah për të qenë një zë autoritar brenda dhomës së veshjes, ky është Lionel Mesi. Argjentinasi ka fituar respektin e këtij profesioni, duke qenë në një nivel të paarritshëm. Ka disa sezone që është lider i blaugranëve dhe roli i tij ka qenë i rëndësishëm edhe atëherë kur nuk ishte kapiten. Por, me largimin e Iniestës i takon atij të mbajë shiritin.

mesi

Nga ajo që kemi parë deri tani, Leo është i përgatitur në maksimum për këtë sfidë të re. Ka bërë një hap përpara në prezencën e tij mediatike, publike, por edhe personale. Kush e ka ndjekur me vëmendje karrierën e Leo Mesit, e di që ai nuk ka qenë ndonjë mik i mediave. I ka evituar gjithmonë dhe intervistat e tij kanë qenë shumë të rralla. Të paktën deri tani, sepse si kapiten, Leo sillet ndryshe.

Ai ka marrë përgjegjësitë e duhura edhe jashtë fushës. Ato në fushë i di shumë mirë dhe i zbaton në perfeksion. Shokët e skuadrës kërkojnë që Leo të reagojë në momentet e vështira dhe kështu bëri pas barazimit me Atletikon. Lionel Mesi tani është lider i padiskutueshëm te Barcelona. Jo se më përpara nuk ka qenë, por më shumë se kurrë kërkon të bëjë ashtu siç duhet rolin e kapitenit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"