Liçkollari: Merkato? Pogradeci është pretendent edhe me këtë grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 16:20

Liçkollari: Merkato? Pogradeci është pretendent edhe me këtë grup

Pogradeci po e zhvillon minifazën përgatitore në qytetin e vet dhe në miqësoren ndaj Vllaznisë, është parë që ekipi ka rritje. Mesfushori Rigers Liçkollari thotë me bindje se Pogradeci është i aftë ta arrijë Superioren me grupin që ka.Lickollari

“Do të tregojmë se jemi të fortë edhe në pjesën e mbetur të garës. Po shohim që ekipi ka rritje në çdo drejtim dhe shpresojmë të bëjmë atë që duhet. Pogradeci ka një grup lojtarësh për t’u pasur zili dhe rruga drejt suksesit është garantuar. Nuk na intereson fare se çfarë bëjnë rivalët tanë, përforcimet e tyre. Jemi të përqendruar vetëm te vetja, duke punuar seriozisht çdo ditë.

Merkato? Stafi po punon për afrime, por për mua personalisht edhe pa përforcime, i kemi kapacitetet për të qenë më lart se të tjerët. Është normale që një ekip pretendent të ketë sa më shumë futbollistë, megjithatë Pogradeci ka cilësi. Te ne nuk ka futbollistë sa për numër, secili mund ta fillojë ndeshjen titullar dhe të japë më të mirën e mundshme”, ka theksuar për “Panorama Sport” mesfushori pogradecar.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"