Licencimi për kupat e Europës, ja 5 kriteret që duhet të plotësojnë klubet e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 11:19

Licencimi për kupat e Europës, ja 5 kriteret që duhet të plotësojnë klubet e Superiores

Nis numërimi mbrapsht për klubet e Kategorisë Superiore. FSHF ka njoftuar se ka filluar procesi i licencimit për kompeticionet e UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2020-2021. Sipas sektorit të licencimit në FSHF, ky proces do të përfundojë më 31 mars 2020, sipas afateve të vendosura nga UEFA.

fshf_logo_e_re21-1

“Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në sektorin e licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur këtë proces. Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike dhe rëndësinë më të madhe në raport me kriteret e tjera”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Ndërkohë, më 12 dhjetor do të organizohet edhe një seminar për këtë çështje, ku FSHF do të ftojë të gjithë përfaqësuesit e klubeve të Superiores. Kujtojmë që në vitin e kaluar nuk u licencuan klube si Tirana, Flamurtari dhe Luftëtari, të cilat nuk plotësonin kushtet për të luajtur në Kupat e Europës, gjithnjë nëse do të kualifikoheshin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"