Licencimet, FSHF seminare klubeve nën tutelën e UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 16:04

Licencimet, FSHF seminare klubeve nën tutelën e UEFA-s

Prej ditësh është hapur procesi i licencimit të klubeve për sezonin 2020-2021. Së fundmi, në vendin tonë, për këtë proces kanë mbërritur përfaqësues të UEFA-s, të cilët do të mbikëqyrin konsulencën që u bëhet ekipeve shqiptare si dhe për të ndjekur specifikisht hapat e punës që ndiqen nga institucioni i futbollit për këtë proces të rëndësishëm.liga profesioniste fshf

Siç njofton edhe vetë FSHF, dy përfaqësues të qeverisë europiane të futbollit do të jenë sot në Tiranë. “Në kuadër të procesit të licencimit, Sektori i Licencimit do të zhvillojë ditën enjte, datë 12 Dhjetor, seminarin e radhës me administratën e lincencimeve të klubeve, për t’i njohur me zhvillimet më të fundit në këtë fushë për kompeticionet e UEFA-s dhe praktikat e organeve juridike. Për klubet, një fokus të veçantë do ta marrë edhe mënyra e plotësimit të kritereve për licencim.

Ky seminar, që do të udhëhiqet nga përfaqësuesit e UEFA-s, Daniele Bernardi dhe Aleksis Angelopoulos, është i ndarë në dy sesione. Sesioni parë, që fillon në orën 09:30, do të jetë për përfaqësuesit teknik të klubeve anëtare, juristët dhe ekonomistët. Sesioni dytë është me anëtarët e trupave gjykues të komisionit të licencimit, të komisionit të apelit si edhe ekspertët e kritereve”, ka njoftuar FSHF në faqen zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"