Licencimet dhe rritja e kapaciteteve menaxheriale, FSHF nis takimet me klubet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2019 | 14:57

Licencimet dhe rritja e kapaciteteve menaxheriale, FSHF nis takimet me klubet

FSHF-ja ka nisur procesin e Licencimit për sezonin e ardhshëm. Ekspertët e federatës kanë nisur takimet me të gjitha klubet e Sueriores, duke kontaktuar me të gjitha strukturat drejtuese të klubeve.partizani

Këto takime zhvillohen për të identifikuar të gjitha problematikat e secilit klub, dhe për ndërgjegjësuar palët për rëndësinë e këtij procesi.

Takimet po zhvillohen me të gjitha klubet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, dhe pas përfundimeve të takimeve do të organizohen nga FSHF, trajnime dhe seminare. Trajnimet do të jenë për marketimin e klubeve të futbollit, siç është ndërtimi i një strukture financiare afatgjatë të qëndrueshme.

Gjithashtu një 1 nëntor të këtij viti, Drejtori Teknik i Departamentit të Futbollit në FSHF, Dzemal Mustedanagiç, do të zhvillojë një takim me Drejtuesit Teknik të klubeve dhe akademive,  qëllimi i këtij takimi do të jetë organizimi i Akademive të futbollit.tirana-1024x656

Njoftimi i plotë i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur procesin e Licensimit për sezonin 2020-2021. Pas prezantimit të platformës së Licensimit nga Presidenti Duka në takimin që zhvilloi me të gjithë presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, disa javë më parë, ekspertët e FSHF kanë nisur takimet dhe vizitat në çdo klub dhe në çdo qytet, duke u takuar me të gjithë strukturat drejtuesee të klubeve.

Këto takime që po zhvillohen kanë si qëllim identifikimin e përbashkët të problematikave të secilit klub, përcaktimin e detyrave që duhen përmbushur dhe ndërgjegjësimin e të gjitha palëve të përfshira mbi rëndësinë e këtij procesi. Takimet po vazhdojnë me klubet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, dhe më përfundimin e këtyre takimeve, nis një cikël i rëndësishëm me trajnime dhe seminare që do organizohen nga FSHF, rëndësia dhe përmbajtja e të cilave i është shpjeguar klubeve gjatë takimeve indivuale që janë zhvilluar si edhe Presidentëve në takimin e zhvilluar në ambientet tona.

Procesi i trajnimeve, fillon ditën e martë datë 29 tetor 2019, me trajnimin mbi marketimin e klubeve të futbollit, si elementi kryesor i gjenerimit të të ardhurave dhe ndërtimin e një strukture financiare afatgjate e të qëndrueshme. Ky trajnim do fokusohet dhe bazohet në praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë fushë. Elementë të tillë si të drejtat televizive dhe shitja e tyre, sponsorizimet dhe specifikat përkatëse, shitja e biletave etj. Rëndësia e këtij trajnimi, rritet më tej dhe me miratimin e pritshëm te paketes ligjor te lidhur me sponsorizimet ne sport. Ky trajnim do të organizohet nga Gazmend Malo, Drejtori i Marketingut, me perfshirjen gjithashtu të Andi Verçanit, Drejtor i PR në FSHF. Në këtë seminar janë të ftuar Përgjegjësit e marketingut të çdo klubi, oficerët e Mediave dhe Manaxherët e Përgjithshëm të klubeve të Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Akademive kryesore të futbollit në vend.

Gjithashtu më 1 Nëntor 2019, Drejtori Teknik i Departamentit të Futbollit në FSHF, Dzemal Mustedanagic, do të zhvilloj një takim më të gjithë Drejtuesit Teknik te Klubeve dhe akademive.
Qëllimi do të jetë organizimi i Akademive të Futbollit, struktura përkatëse dhe gjithë elementët e tjerë afatgjatë,që duhen në organizimin e futbollit të fëmijëve.

Cikli i trajnimeve do të vazhdoj më tej me anën sportive, duke u fokusuar në mënyrën e stërvitjes së ekipeve të moshave. Sektori i Edukimit në FSHF do të organizojë 3 trajnime të ndryshme sipas grupmoshave. Trajnimet për grupmoshën U7-U11 do të zhvillohet në datën 4 nëntor 2019, për U12-U13 në datë 18 nëntor dhe për U14-U19 në datën 25 nëntor, në ambientet e Qendrës Sportive Kamëz. Ky trajnim do jetë një kombinim i pjesës teorike me zbatimin praktik, dhe do të organizohet nga Astrit Maçi dhe Alban Tafaj, Përgjegjës të Sektorit të Edukimit në FSHF.

Këto trajnime dhe seminare me klubet janë vetëm faza e parë e punës që ka nisur në këtë proces të gjatë, i cili sigurisht sipas kalendarit që i është shpërndarë klubeve përmban dhe elementë të tjerë si Mjekësia Sportive, Marrëdhëniet Publike, Ekspertiza Ligjore, Ekspertiza Financiare, të cilat do të zhvillohen në muajt në vazhdim. Të gjitha këto realizohet me qëllim që klubet të jenë gati dhe me të gjithë kërkesat e plotësuara në periudhën e dorëzimit të dokumentacionit pranë menaxherit të Licensimeve në FSHF.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"