“Libohova u zgjodh për t’i hedhur hi syve FIFA-s dhe UEFA-s”, Fidel Ylli: Duka me grupin e tij të dalin hapur, Tare më tha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 20:08

“Libohova u zgjodh për t’i hedhur hi syve FIFA-s dhe UEFA-s”, Fidel Ylli: Duka me grupin e tij të dalin hapur, Tare më tha…

Fidel Ylli, deputeti i Partisë Socialiste, i ngarkuar në grupin negociator të qeverisë me përfaqësuesit e Ligës Profesioniste, ka folur së fundmi për mediat, ku shprehet se është në krahun e njerëzve të sportit, por kërkon që presidentët dhe Liga të shkojnë dhe të bisedojnë. Gjithashtu ai tha se pas gjithçkaje qëndron presidenti i FSHF-së, Armand Dduka, të cilit i thotë të dalë hapur së bashku me grupin e tij. Ylli shton më tej se Libohova është kryetar i Komitetit dhe njëkohësisht tashmë është caktuar president te Liga, diçka e tillë sipas tij bëhet për t’ hedhur hi syve FIFA-s dhe UEFA-s.

fidel ylli

“Jemi ngarkuar nga kryeministri i Shqipërisë për 4 pikat e Ligës Profesioniste. Sa për dijeni, jo vetëm kryeministri, por edhe kryetari i parlamentit më kanë deleguar mua për të negociuar me këto grupe interesi. Siç e patë edhe dje, në tavolinë me mua ishin të gjithë ata që kanë një eksperiencë të madhe në këtë fushë. Pritëm Ligën Profesioniste të vinte. Sa për dijeni kam një shkresë që i dërgohet kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit. Ndër të tjera thuhej se janë gati për t’u takuar. Unë i ftova dhe në moment Edvin Libohova më tha: “Jam shumë i lumtur që do të takohemi”. Ne bëjmë gati vendin e takimit. Më sugjeruan “Air Albania”, por në fund vendosëm që ta bëjmë takimin te Ministria e Financave. Unë dua të bëj një pyetje: Ku e ka Liga selinë? Sa e ka buxhetin? E ka 0! Arbitrat kush i cakton? Federata! Politikat e zhvillimit? I cakton Federata! Unë mendoj se duhet të dalë hapur presidenti i FSHF-së bashkë me grupin që ka inociuar.

Të gjitha kërkesat ne i kemi analizuar. Por, s’është normale kjo që t’i bësh presion qeverisë. I bëj thirrje Koço Kokëdhimës që është miku im, që ka bërë një klub model, që sporti në 30 vjet është informal.

Duhet të ndjekin të gjithë klubet modelin e Korçës. Futbolli prej 30 vitesh është informal. Nuk është normal, që qytetarët të shkojnë në bashki dhe të japin taksa një miliardë për një klub futbolli. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Bashki të majta dhe të djathta ndër vite, është e tmerrshme të japësh 500 mijë euro për një skuadër në kategori të dytë. Kemi miratuar Ligjin për Dhunën, Ligjin e Sponsorizimeve. Hajde ta bëjmë, nuk bëhet nëpërmjet konferencave në televizion.

Ne do bëjmë një reformë për sportin. Sportin e kemi kulturë, e kemi cilësi për të larguar të rinjtë nga droga. Nuk mund të kërkojë sporti lëmosha. Ne kemi bërë investime në sport, sa nuk janë bërë për 100 vite. Kërkesat janë të drejta, i kemi analizuar të gjitha. Ne u goditëm nga pandemia, dhe megjithatë jemi gati të flasim pë më të mirën. Është bërë stadiumi i Elbasanit që u bë gati UEFA ta çonte Shqipëri në Maqedoni për t’u ndeshur. U bë stadiumi i Shkodrës, u bë stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” duke vënë në dispozicion tokën. Ka bërë palestra pafund. Po përfundon stadiumi i Kukësit. Është stadiumi i Apolonisë që do të ndërtohet së bashku me të Durrësit. PD-ja ka investuar vetëm 80 mijë dollarë. Ne na ndodhën dy gjëma të madha si tërmeti dhe pandemia. Dhe përsëri qeveria jonë thotë “Po”. Duhet të themi se çfarë zgjidhet ose jo. Të flasësh për 6 përqindëshin duhet të kesh një produkt. Çfarë shet futbolli, biletat apo lojtarët? Ligji i ri ka një synim, që në sport të fusim kompani të mëdha. Sponsorizim është të vësh një reklamë në stadium dhe të marrësh përfitim te biznesi yt.

Për ligjin e sponsporizimit do ulemi të flasim, pasi as unë nuk jam i kënaqur me këtë që është tani. Pa dashur të ofendoj njeri, njerëzit e sporti nuk lexojnë shumë. Ligji i sportit ka kaluar në kuvend me 90 vota, e ka mbështetur edhe federata. Ky ligj është kushtetuta e sportit. Për këtë duhet të flasim, nëse është ligj europian apo jo. Çfarë janë probleme shtesë për sponsorizimin, duhet të hiqen. Janë bërë fusha, që i ka investuar nga UEFA dhe FIFA. Ne kemi thënë se të gjitha materialet do futen pa takse dhe pa doganë, për ndihmuar sportin. I bëmë zyrat FSHF, pasi kemi si prioritet sportin.

E ndryshuam ligjin tani sepse është mbledhur një grup pune, për Shqipërinë në Europë. Një ndeshje nuk e ruan një polici private, por e siguron shteti. Ndeshjet e futbolli duhet t’i bëjmë që të vijnë gra dhe fëmijë. Duhet të identifikohen të gjithë njerëzit problematikë. Ky është bashkëpunimi që ne duhet të bëjmë me FSHF-në.

118517987_103141524857610_1696730692732984335_n

I kërkova Tares të më shpjegojë dhe më tha, që ‘nuk ka asnjë lidhje bashkia e Romës me Lacion’. ‘Është kthyer në një biznes privat’. Bashkia normale që do investojë në sport, në fusha apo gjëra të tjera, por jo te lojtarët si në kohët e Enver Hoxhës.

Edvin Libohova është kryetar i komitetit dhe tashmë është vënë kryetar i Ligës. FSHF-ja e bëri edhe njëherë për t’i hedhur hi syve UEFA-s dhe FIFA-s. Nuk mund të pranoj unë që si qytetar të pranoj që taksat e mia të bëhen rroga për skuadrat. Sa me djeg mua sporti nuk i djeg askujt këtu. Ujë jam këtu për të kontribuar për sportin. Njerëzit më mbështetën dhe më thanë se duhet një zë atje dhe për këtë arsye më zgjodhën mua. Këto janë politike, pasi ja erdhën zgjedhjet në prill. JO! Sporti larg politikës. Sporti duhet të na bashkojë. Çfarë të bëjmë ne, kur këta nuk vijnë të diskutojmë. Sporti nuk shet produkte si bujqësia, nuk sjell të ardhura. Të vijnë të na thonë çfarë duan. Unë jam në krahun e tyre, kam dy ditë bëj debate me ministren. Nuk bëhet fjalë vetëm për futbollin, por për gjithë sportin, pasi ende nuk ka pista. Na është bërë mendja vetëm futboll, por jo, duhet të shikojmë të gjithë sportin. Jam këtu si njeri i sportit por edhe i politikës.”, u shpreh Fidel Ylli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"