Lëvizje te klubi i Kategorisë së Parë, mbyllet bashkëpunimi me trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 22:11

Lëvizje te klubi i Kategorisë së Parë, mbyllet bashkëpunimi me trajnerin

Presidenti Gentian Gjoka ka pasur dje një takim me trajnerin Vladimir Gjoni dhe në fund të dyja palët kanë vendosur ta ndërpresin bashkëpunimin me mirëkuptim.

TURBINA

Trajneri matjan nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Turbinës dhe këtë e ka pohuar vetë ai. “Dua të falënderoj presidentin Gjoka dhe drejtuesit e tjerë për bashkëpunimin. Falënderoj edhe stafin tim dhe lojtarët, të cilëve u uroj suksese të mëtejshme”, tha Gjoni.

Edhe presidenti Gjoka e ka konfirmuar largimin e Gjonit, të cilin ka dashur ta falënderojë për punën e bërë. Për momentin pankina cërrikase është bosh dhe nuk ka ndonjë emër konkret si kandidat i mundshëm. Presidenti Gentian Gjoka ka thënë se shumë shpejt do ta bëjë të ditur emrin e teknikut të ri. Ka zëra se Turbinën sezonin e ardhshëm do ta drejtojë një emër mjaft i njohur në fushën e trajningut.

Gjatë sezonit të fundit cërrikasit ndërruan disa trajnerë, si Lubani, Stojku dhe Gjoni. Pak ditë më parë nga skuadra cërrikase u larguan edhe 5 futbollistë, çka do të thotë se organika dhe stafi teknik do të preken nga ndryshime të mëdha.

Mariglen Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"