Lëvizje te klubi i Kategorisë së Parë, largohen 3 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 17:59

Lëvizje te klubi i Kategorisë së Parë, largohen 3 lojtarë

Nisin largimet nga Erzeni. Marko vanbasten Çema dhe Dejs Qevani nuk do të jenë pjesë e shijakasve. Sulmuesit nuk bindën gjatë pjesës së parë të sezonit, ndaj “divorci” ishte i pashmangshëm. Nëse me të parin kontrata u zgjidh me konsensus, të dytin vendosën që ta huazojnë tek Iliria. E megjithatë, në hall janë edhe për mbrojtjen. Dikson Eçe Idakvo ka ikur në Nigeri. Lojtari ka pasur probleme me dokumentacionin dhe derisa t’i zgjidhë, nuk mund të kthehet në tokë shqiptare. Mund të ndodhë që leja e qëndrimit të mos i dalë për një kohë të gjatë, ndaj shijakasit do të jenë të detyruar që t’i bëjnë llogaritë pa 26-vjeçarin. Këto “firo” nga grupi krijojnë mundësi për afrime të reja. Pas Mateo Levendit dhe Gëzim Hyskës, të tjera përforcime priten. Këtë e pohon edhe vetë trajneri.

erzenii

BUBEQI

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, Dorjan Bubeqi tregon pritshmëritë që ka nga merkatoja. Kavajasi ka qenë i shqetësuar me finalizimin, po mendon se diçka është korrigjuar. “Kemi zhvilluar disa miqësore dhe kam parë një grup futbollistësh të harmonizuar dhe të përmirësuar, sidomos në çështjen e rrjetave të paprekura. Kemi shënuar dhe shpresoj që të bëjmë të njëjtën gjë që në javën e parë të fazës së dytë. Me Dinamon duhet të gjejmë patjetër golin dhe, pse jo, të mos fitojmë. Këtë sfidë e konsideroj shumë të rëndësishme. Në ditët e ardhshme presim afrime të tjera, gjithsesi nuk mund të flasim ende me emra konkretë”, u shpreh fillimisht tekniku.

DËMTIMET

Viti do të nisë me mungesa të mëdha për Erzenin. Rejnaldo Troplini dhe Danilo Gecaj vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Edhe pse shtyrja e kampionatit u jep më shumë kohë për t’u rikuperuar, siguri për aktivizimin nuk ka. “Rejnaldo Troplini dhe Danilo Gecaj vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Shpresoj që të riaftësohen gjatë kësaj kohe dhe në ditën që FSHF do të vendosë rinisjen e kampionatit, t’i kem gati për javën e 10-të. I padisponueshëm është edhe Dikson. Ai është larguar drejt Afrikës për arsye dokumentesh, madje kjo mund ta bëjë të mungojë gjatë. Megjithatë, nuk më mungojnë alternativat…”, përfundoi trajneri i shijakasve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"