Lëvizje surprizë te Milani, agjenti i brazilianit të Premier Ligës takohet me drejtuesit e kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 23:44

Lëvizje surprizë te Milani, agjenti i brazilianit të Premier Ligës takohet me drejtuesit e kuqezinjve

Milani është hedhur në merkato duke i dhënë prioritet mesfushës, ku largimi i Frank Kesi ka vënë në lëvizje Paolo Maldinin për të gjetur zëvendësuesin e tij. Të shumtë kanë qenë emrat që janë përmendur në ditët e fundit, por duket se tashme vëmendjen e ka marrë një emër tjetër surprizë që është mesfushori i Aston Vijës, Daglas Luiz.

46546456

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport” gjatë ditës së sotme ka pasur një takim mes agjentit të mesfushorit dhe drejtuesve kuqezi për të negociuar lidhur me një transferim të mundshëm të 24-vjeçarit në Milano.

Kontrata e brazilianit përfundon vitin e ardhshëm gjë që e lë të hapur mundësinë e largimit të tij nga Aston Vija. Gjithsesi situata e rinovimit të Paolo Maldinit ka bllokuar merkaton e kuqezinjve që duhet të zgjidhin njëherë çështjen e kontratës së ish-kapitenit për të nisur më pas nga puna me transferimet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"