Lëvizje surprizë për sulmuesin e Realit të Madridit, kampioni i Europës mund të kalojë te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 14:40

Lëvizje surprizë për sulmuesin e Realit të Madridit, kampioni i Europës mund të kalojë te skuadra e…

Eden Hazard është i pashitshëm? Kush e tha? Sulmuesi i Realit të Madridit, edhe pse ka të gjithë mbështetjen e trajnerit Karlo Ançeloti, mund të largohet nga kampionët e Spanjës.

hazard

Të paktën kështu ka bërë me dije gazeta turke “Fotomac”, sipas së cilës emri i tij është i lidhur me një transferim të mundshëm te Gallatasaraji.

Hazard iu bashkua Realit në vitin 2019 nga Çelsi, por dëmtimet e shumta kanë kushtëzuar karrierën e tij në Madrid.

Dhe sipas gazetës turke në fjalë, gjigantët e Stambollit po përgatisin një ofertë për Hazardin.

Madje, në klubin turk janë optimistë se mund të arrijnë një marrëveshje me Realin, që nuk është kundër transferimit të belgut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"