Lëvizje në stolin e Naftëtarit, shefi i klubit emërohet trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 11:40

Lëvizje në stolin e Naftëtarit, shefi i klubit emërohet trajner

Klubi kuçovar ka zyrtarizuar jo vetëm fillimin e përgatitjeve, por dhe stafin teknik që do të drejtojë skuadrën për sezonin e ri 2017-2018.

Fraholli

Pikërisht data 22 gusht shënon fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri, teksa presidenca kuçovare ka zyrtarizuar në drejtimin e skuadrës Barjam Fraholli, ish-futbollisti i njohur jo vetëm i Naftëtarit në vitet ’80- ’90, por dhe pjesëtar i ekipit përfaqësues të Shqipërisë, i cili sezonin e kaluar mbajti postin e shefit të klubit.

Fraholli

Ndërkohë, ndihmës i Frahollit do të jetë një tjetër ish-futbollist i njohur i viteve ’90, qendërmbrojtësi Ardian Bani. Kujtojmë se dyshja Fraholli-Bani ka drejtuar skuadrën kuçovare në periudha të ndryshme, ku evidentohet suksesi i ngjitjes në Kategorinë e Parë në sezonin 2012-2013 pas fitores 2-1 ndaj Gramozit në një ndeshje shtesë.

Prezantimi i teknikut të ri do të bëhet më datë 22 gusht, në orën 17:00, në ambientet e stadiumit “Bashkim Sulejmani”.

Arben Çepani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"