Lëvizje në stafin e Partizanit, drejtuesit marrin vendimin për Reinaldo Kalarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 23:34

Lëvizje në stafin e Partizanit, drejtuesit marrin vendimin për Reinaldo Kalarin

Renaldo Kalari nuk do të vijojë të jetë zëvendëstrajner i ekipit të parë të Partizanit. Me ngjitjen e Dritan Mehmetit në stolin e ekipit, ish-mbrojtësi nuk është parë në stërvitjet e ekipit të parë.

KALARI

Me emërimin e Fatjon Tafajt si zëvendës dhe të Korrado Sakones si përgatitës atletik, siç duket Mehmeti nuk e ka ndjerë të nevojshme që Kalari të vazhdojë në ekipin e parë. Kështu, sipas burimeve pranë klubit, ky i fundit do të vazhdojë të jetë trajner i Partizanit U-19.

Kalari ka ushtruar detyrën e asistentit për më shumë se dy vite te Partizani duke punuar me disa trajnerë, teksa periudhën më të gjatë e kaloi nën udhëheqjen e Ilir Dajës, i cili drejtoi Partizanin për plot një vit e gjysmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"