Lëvizje e papritur/ Kavani e mbyll me Mançester Junajtidin, zbulohet skuadra ku do të vazhdojë karrierën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 23:41

Lëvizje e papritur/ Kavani e mbyll me Mançester Junajtidin, zbulohet skuadra ku do të vazhdojë karrierën

Edison Kavani u bashkua me Maçester Junajtidin  në merkaton e verës, teksa firmosi një kontratë 1-vjeçare me këtë klub, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.

EDI KAVANI

Megjithatë aventura e uruguaianit në “Old Trafford” do të zgjasë vetëm një sezon, pasi në verë, sulmuesi  do të bashkohet me një tjetër ekip. Sipas raportimeve të fundit, Kavani do të largohet nga Europa, për të vazhduar karrierën në Argjentinë, me skuadrës e Boka Zhuniors.

Këta të fundit kanë gati një kontratë 3-vjeçare për lojtarin dhe duket se ky i fundit është i bindur për e klubi argjentinas. Kjo është konfirmuar edhe nga agjenti i lojtarit, Valter Gulielmone, i cili shkurtimisht ka thënë: “Ideja është të kalojë te Boka.”

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"