Lëvizje e papritur e Junajtid, “Djajtë” piketojnë surprizën e Europianit si zëvendësuesin e De Geas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 14:33

Lëvizje e papritur e Junajtid, “Djajtë” piketojnë surprizën e Europianit si zëvendësuesin e De Geas

Mançester Junajtid po përgatit një ofertë për portierin e gjermanëve të Borusia Mynshengladbah, Jan Somer. Sipas gazetës zvicerane “Blick”, Erik ten Hag po vëzhgon portierin e kombëtares helvete pas fillimit të dobët të sezonit nga spanjolli, David de Gea.

Jan Somer vs Shqiperi

Ky informacion është bërë jehonë edhe nga gazetari i famshëm italian i merkatos, Fabrizio Romano, i cili gjithashtu zbuloi se Junajtidi ka në listë përveç gardianit 33-vjeçar edhe tre top-mbrojtës që mund ta ndjekin atë në stadiumin “Old Trafford”.

Përveç kësaj, Romano konfirmoi se Mynshengladbah, pasi ka ndier rrezikun e Junajtidit ka gati një marrëveshje të re trevjeçare për “plakushin” e portës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"