Lëvizje e papritur, dorëhiqet administratori i klubit të Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 14:45

Lëvizje e papritur, dorëhiqet administratori i klubit të Kategorisë së Parë

Lëvizje e papritur në klubin e futbollit Tomori, largohet administratori Ismet Ajazi. Ai i ka dorëzuar dorëheqjen kryebashkiakut Ervin Demo dhe ai e ka pranuar.

Tomori Dalipi

Gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me drejtuesin më jetëgjatë të tri dekadave të fundit për të zbuluar diçka më shumë rreth këtij vendimi, e megjithatë tregohet diskret.

“Dorëheqja ime është zyrtare dhe e pranuar nga kryebashkiaku dhe njëherësh presidenti Ervin Demo. Në respekt të skuadrës dhe eprorëve të mi, nuk do të hyj në deklarata që prodhojnë polemika.

Kam një jetë të tërë si drejtues dhe dua të sillem si profesionist.

Nuk e kam dëshiruar këtë largim, pasi gjendesha në vitin e fundit të aftësisë sime ligjore si zyrtar dhe nëpunës shteti. E megjithatë, kisha konstatuar se në skenë dilnin emra të ndryshëm kandidatësh për të më zëvendësuar.

Duke parë dhe vlerësuar këtë situatë, i kam kërkuar brenda një periudhe 10-ditore dy herë dorëheqjen time presidentit. Momentalisht, jam në pritje të emërimit në punë si mësues i edukimit fizik ose në një detyrë tjetër që do ta shohë të arsyeshme kryebashkiaku.

Kam ikur, megjithatë prej ditësh po jap ndihmën time, derisa të gjendet pasardhësi”, përfundoi Ajazi.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"