Lëvizje e bujshme në pankina, PSG bëhet gati Zinedin Zidan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 23:13

Lëvizje e bujshme në pankina, PSG bëhet gati Zinedin Zidan

Zinedin Zidan mund të jetë së shpejti trajneri i ri i PSG-së. Lajmi publikohet nga mediat e njohura në Francë, të cilat bëjnë të ditur se ka patur kontakte reale mes palëve pasi po mendohet largimi i Mauricio Poçetinos.

pochetino zidane

Gjithçka nis me zërat nga Anglia se Maurico Poçetino është emri i përzgjedhur nga Mançester Junajtid për të marrë drejtimin e klubit dhe se argjentinasi kishte shprehur pëlqimin e tij. Klubi parisien ka marrë masat dhe menjëherë ka kontaktuar me Zinedin Zidan, i cili është një ëndërr e vjetër e sheikëve.

Sipas “Le Parisien”, trajneri ka kontakte të vazhdueshme me presidentin Al Khelaïfi, pasi nëpërmjet tij është kthyer në një prej ambasadorëve të Botërorit Katar 2022. Kjo e ka kthyer në kandidatin e parë për klubin, që tashmë pret vetëm lëvizjen e Poçetinos drejt Anglisë për të zyrtarizuar menjëherë ZIdan, i cili është parimisht dakord.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"