Lëvizje e bujshme në NBA, ylli i Bruklin Nets bëhet shok skuadre me “jashtëtokësorin” ballkanas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 10:19

Lëvizje e bujshme në NBA, ylli i Bruklin Nets bëhet shok skuadre me “jashtëtokësorin” ballkanas

Duket se Dallas Maveriks është përforcuar akoma dhe më shumë në skuadër, ku siç raportohet së fundmi ka afruar yllin e Bruklin Nets, Kajri Irving.

doncic irving

30-vjeçari amerikan prej kohësh kërkonte një largim nga Netsat dhe u duk se mund të kalonte te Los Anxhelos Lejkërs, por Maveriks i ka prishur punë rivalëve.

Kështu ai do të bëhet shok skuadre me ballkanasin “jashtëtokësor”, Luka Donçiç, ndërsa Nets do të përfitojë nga kjo lëvizje Spenser Dinuaid dhe Dorian Finej-Smith.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"