Lëvizje brenda Serisë A, Interi largon mbrojtësin për të afruar një tjetër… mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 14:20

Lëvizje brenda Serisë A, Interi largon mbrojtësin për të afruar një tjetër… mbrojtës

Andrea Ranokia dhe Interi janë gati t’i thonë lamtumirë njëri-tjetrit. Qendërmbrojtësi, i cili tashmë ka dalë jashtë roleve të Antonio Kontes, ka arritur thuajse çdo detaj me klubin e Xhenoas, por firma për momentin po mungon, për faktin se mes ditës së sotme dhe të nesërme, italiani pritet që të bëhet baba.

godin ranokia

Dhe me të ardhur në jetë fëmija i Ranokias, ky i fundit do të firmosë për 2 vite me Xhenoan, për 1.5 milionë euro në sezon. Ndërkohë, ai që do të mbushë vendin bosh që do të lërë mbrojtësi është Mateo Darmian.

Interi ka mbyllur gjithçka me futbollistin që të vishet zikaltër: 2 milionë euro neto rrogë në sezon, ndërsa Parma do të fitojë 2.5 milionë euro për kartonin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"