Lëvizje boshe/ Mici “lë thatë” Partizanin dhe surprizon me të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2022 | 0:12


Lëvizje boshe/ Mici “lë thatë” Partizanin dhe surprizon me të ardhmen

U përfol shumë për një transferim te Partizani, por Gledi Mici, ka bërë një lëvizje boshe, duke vendosur të qëndrojë te skuadra e Prishtinës. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri Ismet Munishi, në një mënyrë tepër epike, që di ta bëjë vetëm ai. Së bashku me Micin, trajneri arriti të bindte edhe yllin tjetër të skuadrës Endrit Krasniqi, i cili u zyrtarizua ditën e djeshme si i larguar.

yu-1

Por duket se as Mici dhe as Krasniqi nuk do të lëvizin nga Prishtina. “Dhe kështu ata dy shkuan.,,rrugës sy pa trembur, deri ne fund te kontratës ne klubin më të madh në vend Fc Prishtina”, shkroi Munishi dhe postoi një fotografi të dy lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL