Lëvizja surprizë, Partizani kampion mbetet pa trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2019 | 22:43

Lëvizja surprizë, Partizani kampion mbetet pa trajner

Nuk ka dyshime se ishte një ndër pikat më të forta të kësaj skuadre, por me një lëvizje të papritur, Partizani ka mbetur pa trajner. Skuadra e femrave, kampione e Shqipërisë në volejboll, do i duhet ta nisë sezonin e ardhshëm pa strategun Roland Tarja.

Roland Tarja Partizani

Edhe pse edicioni i ardhshëm do ta shihte këtë skuadër në një betejë të fortë, si në kampionatin vendës, ashtu sikurse në Ligën e Kampioneve, trajneri që riktheu Partizanin te titulli, ka vendosur që të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në radhët e skuadrës kaliforniane, Forza1. Këtë lëvizje të papritur e ka konfirmuar vetë Roland Tarja me një postim në adresën e tij në rrjetin “Facebook”.

“Jam i bekuar dhe i lumtur që do të nis një udhëtim të ri, së bashku me familjen time fantastike, në tokën e premtuar dhe të mundësive të mëdha. Por akoma më shumë jam i kënaqur dhe shumë i inspiruar që do të jem pjesë e skuadrës dhe familjes së re, Forza1. Po pres me padurim që të punoj me stafin e jashtëzakonshëm të kësaj skuadre dhe së bashku do të ecim përpara, duke besuar se do të na presë një vit madhështor”.

Partizani2

Nga ana tjetër, edhe klubi i Forza1 konfirmon transferimin, duke i bërë edhe një panoramë të shkurtër karrierës së trajnerit shqiptar. “Jemi të lumtur që komunikojmë dhe zyrtarizojmë trajnerin tonë të ri, Roland Tarja. Jemi krenarë që ai do të jetë pjesë e stafit tonë pas sukseseve të arritura në kombëtaren shqiptare dhe fitimin e Kupës dhe kampionatit shqiptar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"