Lëvizja e parë e bujshme e Kontes te Interi, “përzë” Ikardin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2019 | 10:28

Lëvizja e parë e bujshme e Kontes te Interi, “përzë” Ikardin

Epoka e Antonio Kontes te Interi duke se ka nisur. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, përkatësisht “Gazzeta dello Sport”, trajneri ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare dhe do të përfitojë plot 9 milionë euro në sezon, shtuar këtu edhe bonuset e mundshëm. Projekti do të fillojë me disa largime.

kONTE555

Filozofia e trajnerit është se ekipi vjen përpara individit dhe për këtë pritet të sakrifikohet Mauro Ikardi. Konte kërkon ta zgjidh çështjen përpara datës 8 korrik, megjithëse Ikardi insiston se do të vazhdojë te zikaltërit. Argjentinasi sipas të gjitha gjasave do të largohet dhe Interi kërkon të përfitojë një shumë rreth 70-80 milionë euro. Në Itali Ikardi do të pranonte vetëm Juventusin, ndërsa jashtë pritet çdo ofertë joshëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"