Lëvizja e papritur, La Liga hedh në gjyq PSG dhe kërkon të quhet e pavlefshme kontrata e Mbape

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 18:25

Lëvizja e papritur, La Liga hedh në gjyq PSG dhe kërkon të quhet e pavlefshme kontrata e Mbape

La Liga i shpall luftë PSG-së. Drejtuesit e kampionatit spanjoll, të cilët duket se nuk e kanë kapërdirë me aq lehtësi faktin se Kilian Mbape refuzoi transferimin në Spanjë për të qëndruar te parisienët, kanë paraqitur një kërkesë para një gjykate në Francë që të cilësojë si të pavlefshme marrëveshjen e re.

,bape al khelaifi

Avokati francez Huan Branko, do të paraqesë dokumentet para një gjykate në Francë që kjo e fundit të mos lejojë regjistrimin e Mbape me PSG-në, me argumentimin se është në thyerje të plotë të rregullave të UEFA-s për Fair Play Financiar. Një hap i parë në këtë çështje, pasi përfaqësues të La Liga bënë të qartë se nëse gjykata nuk i jep të drejtë, do kthejnë sytë nga Komisioni Europian e më pas ndoshta edhe do të bëjnë kërkesë në Gjykatën e Bashkimit Europian.

“Kërkojmë një vendim të ri si ligji Bosman që liberalizoi merkaton e futbollistëve. Tani kërkojmë që të rregullohet merkato dhe që në të gjithë Europën të funksionojnë rregullat financiare si në Spanjë, pasi ato janë shumë strikte”, tha Branko para mediave. Ai bëri të qartë se Ministrisë Sporteve në Francë i është kërkuar që të shpallë të pavlefshme të gjithë kontratat e PSG që nga data 25 qershor 2021, kur ishte hera e fundit që iu bë një kontroll i plotë financiar klubit nga autoritetet franceze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"