Lëvizin “ujërat” në Shkodër, bashkia fillon procedurën për privatizimin e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 10:36

Lëvizin “ujërat” në Shkodër, bashkia fillon procedurën për privatizimin e Vllaznisë

Ashtu siç kishte paralajmëruar kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, Bashkia Shkodër ka nisur procedurat për privatizimin e aksioneve të klubit të Vllaznisë. Në një dokument të publikuar nga “Open Data”, konfirmohet se bashkia e qytetit verior ka në pronësi të gjithë aksionet e klubit dhe dëshiron t’i shesë ato.

Keshilli bashkiak Shkoder

Për këtë arsye është hapur një prokurim me objekt: “Vlerësim të aseteve dhe përgatitjen e dokumentacionit për shitjen me ankand të aksioneve të Bashkisë Shkodër të Klubit të Futbollit Vllaznia”. Të gjithë personat fizikë dhe juridikë që janë të interesuar për të bërë këtë vlerësim, do të kenë kohë deri më datën 29 nëntor, ndërkohë që shuma është 833,333 lekë (Tetëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë pa tvsh).

Personat që do të shfaqen fitues do të kenë 30 ditë pune në dispozicion për të bërë të gjithë vlerësimin e aseteve të “KF Vllaznia sh.a”.

“Privatizimi i klubit është një domosdoshmëri për ta rikthyer këtë klub kryesues në tabelën e renditjes. Gjithashtu dhe tifozëria shkodrane mirëpritet një proces të tillë privatizimi, si një potencial për të bashkuar më shumë burime financiare, menaxheriale e teknike në dobi të skuadrës së zemrës, e cila i ka dhuruar emocione dhe ato e kanë duartrokitur me breza”, lexohet ndër të tjera në dokumentet e klubit shkodran.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"