Leverkuseni 23 vite pa trofe, Boz: Interi është skuadër e fortë, nuk i trembemi askujt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 16:48

Leverkuseni 23 vite pa trofe, Boz: Interi është skuadër e fortë, nuk i trembemi askujt

Ëndërrohet historia. Me vetëdijen që për t’u shkruar megjithatë nuk do të jetë e lehtë. Bajer Leverkuseni nuk fiton trofe nga 1993-shi, kur triumfoi në Kupën e Gjermanisë duke mposhtur në finale skuadrën e rezervave të Hertës së Berlinit: ishte edhe suksesi i parë i “Aspirinave” në kompeticion.

887171888.jpg.0

E megjithatë rastet Leverkuseni i ka pasur: nga finalja e Ligës së Kampionëve në 2002-shin, e humbur me Realin e Madridit, duke kaluar nga pesë kampionatet e mbyllur në vendin e dytë të klasifikimit (1997, 1999, 2000, 2002, 2011), Superkupën gjermane (1993), deri te tri finalet e Kupës së Gjermanisë të humbura (2002, 2009 e 2020).

Këtë herë në lojë është Liga e Europës, ku rruga vazhdon me sfidën e sotme kundër Interit. Në konferencën për shtyp, trajneri Peter Boz ka karikuar ambientin: “Kemi parë në Itali dhe Europë që Interi është një skuadër e fortë, por ne nuk i trembemi askujt; kemi mjetet e duhura për t’i mposhtur. Lukaku pika e tyre e fortë? Luajmë kundër Interit, nuk do të varet vetëm nga Lukaku apo të tjerë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"