Levante mbetet pa portier ndaj Bilbaos, ja arsyeja e çuditshme që po “tërbon” klubin spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 23:35

Levante mbetet pa portier ndaj Bilbaos, ja arsyeja e çuditshme që po “tërbon” klubin spanjoll

E çuditshme, por e vërtet! Klubi spanjoll i Levantes, është në krizë për portierë, deri në atë pikë sa do t’i duhet ti hedhë sytë nga skuadra B, për duelin e ditës së diel ndaj Atletiko Bilbao.

Levante

Shkaku? Portieri titullar Aitor Fernandez, do të angazhohet në zgjedhjet e përgjithshme të vendit iberik, që do të mb ahet në datën 10 nëntor.  28-vjeçari bask do të jetë i impenjuar gjatë gjithë fundjavës në qendrën e tij të votimit dhe kësisoj ai nuk do të jetë i disponueshëm për skuadrën.

Ndërkohë që portieri i dytë, Oier Olazabal është i dëmtuar, teksa e vetmja mundësi për Levanten është aktivizimi i portierit të skuadrës B.

“AS” bën të ditur se avokatët e klubit të Levantes po punojnë fort për të çliruar portierin Aitor Fernandez nga një detyrim i tillë, sidoqoftë për momentin askush në ekip nuk e ka të qartë nëse 28-vjeçari nga Arrasate do t’i bashkohet grupit të futbollistëve që do të udhëtojnë me autobusin e skuadrës drejt Bilbaos, apo do të qëndrojë në Bregun Lindor të vendit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"