Levandovski zgjedh trajnerin e preferuar: Jurgen Klop ka dy “fytyra”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 17:04

Levandovski zgjedh trajnerin e preferuar: Jurgen Klop ka dy “fytyra”

Robert Levandovski ka zgjedhur Jurgen Klopin si trajnerin e preferuar, ku e përshkruan strategun e Liverpulit si një njeri me dy fytyra. Klop e bleu Levandovskin nga Leç Poznan në vitin 2010 dhe dyshja punuan bashkë tek Dortmundi për 4 sezone.

levandovski

Dortmund fitoi 2 tituj të Bundesligës dhe arriti finalen e Championsit në atë periudhë kohore, me Levandovskin që shënoi 103 gola në 187 paraqitje. Sulmuesi polak zgjodhi Klopin përpara Guardiolës si trajnerin e preferuar, ku me spanjollin punoi tek Bajern Mynih. Në një intervistë për “ESPN” Levandovski u shpreh” Jurgen Klop është i preferuari im, pastaj vjen Pep Guradiola. Klop ka dy fytyra. Ai është si një baba, ndërsa në stërvitje është një trajner paska i rreptë. Ai mund të të tregojë gjithçka, si gjërat e mira edhe të këqija. Me të mund të flasësh për çdo gjë”, përfundoi Levandovksi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"