Levandovski “thumbon” Bajernin dhe e ndien veten të rinuar te Barcelona: Me Ksavin stërvitem më fort!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 12:35

Levandovski “thumbon” Bajernin dhe e ndien veten të rinuar te Barcelona: Me Ksavin stërvitem më fort!

Matajs de Ligt dhe Robert Levandovski si dy pika uji, ndonëse nuk kanë asnjë lidhje mes tyre, qoftë për nga kombësia (njëri holandez e tjetri polak), qoftë për nga pozicioni në fushë (njëri mbrojtës e tjetri sulmues).

LEVANDOVSKI 1

Ajo që i bashkon janë deklaratat e tyre, në dukje të habitshme, kundër ish-klubeve me të cilët kanë luajtur.

Në Gjermani dhe Itali habiteshin me deklaratën e holandezit pas kalimit nga Juventusi te Bajerni, teksa nënvizonte se regjimi stërvitor në Mynih ishte shumë më i fortë se në Itali.

Të njëjtën gjë ka bërë Levandovski, i cili ka deklaruar gjatë një interviste për mediat polake, se stërvitja te Barcelona ka qenë më intensive se ajo në Mynih!

“Të them të drejtën nuk e prisja (qesh). Por seancat stërvitore me Ksavin kanë qenë shumë më intensive. Ka qenë më e fortë se ajo me Bajernin”, ka thënë golashënuesi më i mirë në La Liga, me 9 gola.

Por Leva nuk është mjaftuar me kaq në krahasimin midis të shkuarës së tij në Gjermani dhe së tashmes në Spanjë. Ai ka vënë re dhe një dallim “kulturor” në lidhje me perceptimin e futbollit në dy vendet.

“Ajo që mund të them me bindje është se në Spanjë tifozët që janë në stadium vlerësojnë më shumë detajet teknike se nga ajo çfarë ndodh në Gjermani. Këtu e shijojnë futbollin”, ka nënvizuar ai për “Kanal Sportowy”.

Ndër të tjera, gjatë intervistës së tij, Ksavi ka folur për ecurinë e deritanishme të Barcelonës, por dhe jetës në përgjithësi në Spanjë. “Javë pas jave po përmirësohemi në lojën tonë.

Vetë ne i shohim ndryshimet nga ndeshja në ndeshje. Për fat punët po shkojnë mirë dhe shpresojmë të vijojmë me këto ritme. Unë jam shumë i lumtur që po luaj dhe po jetoj në Spanjë. Tani ndihem i rinuar”, ka thënë sulmuesi i Barcelonës.

Polaku ka folur edhe për shokët e skuadrës, duke u ndalur veçanërisht te të rinjtë, Gavi, Pedri, Ansu Fati, Balde… “Më kanë habitur, duken më të pjekur se mosha që kanë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"