Levandovski te Barcelona, Çavi kërkon që Laporta të mbajë premtimin para datës 11 korrik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2022 | 11:51

Levandovski te Barcelona, Çavi kërkon që Laporta të mbajë premtimin para datës 11 korrik

Robert Levandovski është kthyer në objektivin kryesor të merkatos së Barcelonës në këtë verë. Ylli polak kërkon të nisë një aventurë të re te gjigandët katalanas dhe për këtë arsye edhe Çavi Hernandez po mendon të ndërtojë projektin me praninë e tij në repartin e avancuar.

levandovski

Sipas mediave spanjolle, trajneri është i bindur se Laporta do të mbajë premtimin që i ka bërë për të sjellë këtë futbollist në Katalonjë, ndaj po fillon përgatitjet për stërvitjen me Levandovskin në skuadër. Gjithsesi, ”AS” bën të ditur se Çavi ka kërkuar që premtimi për Levandovskin të mbahet para datës 11 korrik.

Ajo është data që është caktuar për kthimin në stërvitje të lojtarëve që kanë qenë të grumbulluar me përfaqësuesen, në mënyrë që të gjithë të nisin njëkohësisht fazën përgatitore dhe të mos ketë emra që vijnë më parë apo më vonë. Kështu, Laporta ka rreth katër javë kohë për të mbyllur transferimin e polakut nga Bajern, si dhe të emrave të tjerë që mund t’i bashkohen Barcelonës këtë verë, pasi Çavi kërkon me çdo kusht që të ketë idetë e qarta për ekipin që do të përdorë më datën 11 korrik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"