“Levandovski nuk krahasohet me Mesin”, flet Vidal: Bajern, s’je në Bundesligë, po luan kundër më të mirëve në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 13:12

“Levandovski nuk krahasohet me Mesin”, flet Vidal: Bajern, s’je në Bundesligë, po luan kundër më të mirëve në botë

Arturo Vidal tregon muskujt dhe bën ironi me Bajernin. Deklaratat përbuzëse nga Mynihu në drejtim të Barcelonës dhe të Leo Mesit, mesfushori kilian iu përgjigjet thjesht me një fjali: “Kujdes, nuk po luani me një skuadër të Bundesligës, por me Barcelonën”. “Luftëtari” i Barcelonës thotë se Leva nuk mund të krahasohet me Leon dhe se sfida e sotme është shumë e bukur.

vidal

NDESHJA– “Është sfida më e rëndësishme e vitit. Kemi shumë besim që do të kualifikohemi. Bajerni vjen pas një viti spektakolar ku ka fituar kampionatin dhe kupën. E dimë që do të jetë e vështirë, por do të jetë edhe sfidë e bukur. Nëse do të bëjmë ato që dimë, kualifikohemi”.

NDESHJE TEKE– “Më pëlqejnë këto lloj ndeshjesh. Në Amerikën e Jugut luhet kështu dhe është spektakolare. Skuadrat bëjnë gjithçka që nga minuta e parë. Kur janë dy ndeshje, skuadrat luajnë me llogari dhe nuk ka spektakël”. PROVOKIMET- “Nuk i kam marrë shumë seriozisht, sepse unë i njoh njerëzit te Bajerni dhe ajo që flitet jashtë nuk është ajo që mendojnë lojtarët. Ata kanë besim, por e dinë që nuk po luajnë me një skuadër të Bundesligës, por kundër Barcelonës, e cila është skuadra më e mirë në botë”.

TITULLAR- “Nuk e di nëse e meritoj të jem titullar, por të gjithë lojtarët që jemi në Portugali e meritojmë. Është trajneri ai që zgjedh dhe të përzgjedhurit duhet të bëjnë mirë për të kualifikuar skuadrën në gjysmëfinale”.Mesi dhe Leva

LEVA-MESI- “Levandovski është i jashtëzakonshëm, i palodhshëm dhe i rrezikshëm. E kam parë të rritet dhe të stërvitet. Do të jetë shumë e vështirë të markohet. Por mos e krahasoni me Mesin, sepse Leo është nga një planet tjetër”.

FLIK- “Ai ka bërë shumë mirë që nga momenti që iu dha mundësia. Fitoi 2 tituj dhe mendoj se e meriton të vazhdojë. Bajerni është gjithmonë favorit në të gjitha ndeshjet. Unë kam qenë aty dhe e ndieja këtë. Por Barcelona është ekipi më i mirë në botë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"