Levandovski shkruan historinë në Ligën e Kampioneve, bomberi i Bajernit në podium me Ronaldon dhe Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 23:41

Levandovski shkruan historinë në Ligën e Kampioneve, bomberi i Bajernit në podium me Ronaldon dhe Mesin

Sulmuesi polak i Bajern Mynihut realizoi një arritje personale historike sot në fushë kundër Lacios. Me golin e shënuar në minutën e nëntë, bomberi i kampionëve të Europës është zyrtarisht golashënuesi i tretë më i mirë në Ligën e Kampioneve, duke parakaluar legjendën e Real Madridit Raul Gonzalez.
Robert-Lewandowski-Bayern-Munich-Champions-League
32-vjeçari arriti sot në kuotën e 72 golave në Ligën  e Kampioneve, ndërsa ish-kapiteni madrilen e mbylli karrierën me 71 gola në këtë kompeticion. Tashmë, Levandovski ka plotësisht të drejtë të ndihet krenar pasi ngjitet në podiumin e golashënuesve më të mirë të Ligës së Kampioneve me Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin.

Polaku vazhdon të konfirmohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"