Levandovski pohon: Po doja të largohesha nga Bajerni sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 17:20

Levandovski pohon: Po doja të largohesha nga Bajerni sepse…

Largimi i Levandovskit nga Bajerni i Mynihut ka qenë një çështje e cila asnjëherë nuk gjeti shpjegim apo arsye, por për të treguar arsyet e këtyre spekulimeve ka folur vetë lojtari polak i cili thotë:

levandovski ronaldo

“Në prill apo maj thuajse të gjithë më kritikonin dhe më dukej se nuk kisha mbrojtje nga klubi, u ndjeva i vetmuar. Nuk shënova në 2-3 ndeshje të rëndësishme dhe papritur të gjithë më sulmuan, ndërsa nuk pashë askënd të më qëndronte pranë dhe asnjë nga drejtuesit e lartë nuk më doli në mbrojtje“, rrëfehet Levandovski në një intervistë për Sport Bild.

levandovski

“Në atë moment nuk ndihesha mirë, më dukej sikur askush nuk më vlerësonte në Mynih dhe për këtë arsye mendova lamtumirën“, shton sulmuesi polak.

Henes-Rumenige

“Jam kthyer te Bajern-i pa asnjë keqardhje, është një vendim i marrë me zemër dhe kam vënë re që tifozët më kanë mbështetur, më duan ende. Nuk do ta kërkoj kurrë largimin me forcë, nuk do t’i krijoj probleme klubit dhe nuk do të harxhoj kohë duke menduar për largim nga Gjermania“.- përfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"