Levandovski nuk bind, ja katër alternativat për sulmin e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2018 | 18:28

Levandovski nuk bind, ja katër alternativat për sulmin e Bajernit

U kritikua shumë në ndeshjen e parë në Mynih, kur Reali mundi Bajernin me rezultatin 1-2. Polaku ishte shumë larg formës së tij të mirë. Bomberi nuk arriti të vinte asnjëherë në vështirësi portierin Navas gjatë 90 minutave. Oliver Kahn deklaroi pas ndeshjes se ishte i zhgënjyer nga performanca e sulmuesit.

levandovsk

Ai priste më shumë nga ai në ndeshje të këtij niveli. Por Rumenige nuk e la në baltë duke i dalë në mbrojtje numrit 9 te Bajernit. Ai shprehu besimin e tij ndaj Robertit dhe shpresonte që ai të shënonte dhe të kualifikonte për në finale skuadrën e trajnerit Jup Hejnkes.

ikardi-470x313

Sulmuesi tentoi dhe u pa qartë se kritikat e kishin motivuar atë, por përsëri nuk arriti të ishte deciziv. Në fund, ndeshja përfundoi 2-2 dhe Bajerni u eliminua nga Champions-i duke humbur shpresat për të fituar tripletën në fund të sezonit. Drejtuesit ndërkohë janë hedhur në sulm për të gjetur një zëvendësues të tij.

kavani

Por a do të shpenzojë Bajerni 100 milionë euro në merkato për një sulmues? Me shumë gjasa që po, pasi me shitjen e Levandovskit ata do të kenë financat e nevojshme për ta kryer këtë operacion. Emrat që mund të luajnë në vendin e tij janë plot katër. Mauro Ikardi i Interit, bomberi argjentinas po shkëlqen këtë sezon në Serinë A dhe mund të përfundojë në Mynih. Edison Kavani është i dyti në listë, me largimin e trajnerit Emeri ai mund të lërë Parisin në verë.

morata

Timos Verner i Lajpcigut mund të jetë një tjetër alternativë, gjermani i ka të gjitha cilësitë për të luajtur në një ekip të madh si Bajerni. I fundit, por jo nga rëndësia, është Alvaro Morata. Spanjolli nuk po shkëlqen në Londër dhe mund të kërkojë një aventurë të re. Te Bajerni ai do të gjente bashkëkombësit e tij, Tiago Alkantara dhe Havi Martinez.

verner

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"