Levandovski nis “lojën”, polaku i vetëofrohet Realit. Në Madrid e duan që në merkaton e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 20:44

Levandovski nis “lojën”, polaku i vetëofrohet Realit. Në Madrid e duan që në merkaton e verës

Lajme jo të mira për tifozët e Bajernit. Sipas të përditshmes “Marca”, polaku u është vetofruar Los Blancove. Reali i Madridit kërkon prej kohësh një sulmues të klasit botëror. Me një Benzema në ikje në fund të sezonit dhe Moratën i shitur te Çelsi, spanjollët duan një zëvendësues të denjë për klubin e tyre. Me një Ikardi, që duket se do të qëndrojë dhe për shumë vite në Milano, vendi në sulmin e Realit mbetet i lirë, dhe pse Levandovski e ka rinovuar kontratën e tij të re në dhjetor të 2016, që e mban atë të lidhur me klubin deri në 30 qershor 2021. Zërat për një largim të mundshëm janë shtuar së shumti në Mynih.

levandovski

Polaku është golashënuesi më i mirë i Bundesligës dhe vlera e tij shkon rreth 80 milionë euro. Por, gruaja e tij Ana Levandovska, që ka është pronare e një marke ushqimore, ka thënë para pak kohësh se synimi ishte që lojtari ta përfundonte karrierën e tij në Amerikë me Los Anxheles Galaksi. Kjo dhe për arsyet e saj për promovimin e biznesit privat në Shtetet e Bashkuara. 29-vjeçari duket se do ta ketë të vështirë të marrë një vendim të tijin. Reali e tundon shumë, do të ishte një sfidë e re në një nga klubet më të suksesshëm në planet.

Dy agjentët e tij, Kuraski dhe Bartel, patën shprehur dhe më parë që lojtari donte të lëvizte që vjet nga Bajerni. Arsyeja: ka fituar çdo gjë më Bavarezët. Një ndryshim ambienti do t’i bënte mirë. Dimri gjerman dhe vera e nxehtë e Madridit janë një nga arsyet pse ai dhe familja e tij kërkon të largohet. Më- sohet se klubit nuk i ka pëlqyer aspak një deklaratë e tillë nga agjentët apo edhe nga bashkëshortja e tij Ana. Ata i druhen një çështjeje “Obamejang”. Bajerni nuk do që ai të largohet, pasi varet shumë prej sulmuesit. Por, një qëndrim kundër dëshirës së lojtarit nuk do ta pranonte dhe do të mendojë ta zgjidhë në mënyrën e duhur këtë transferim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"