Levandovski-Mesi / Sfida e Topit të Artë përsëritet, dueli për te vendosur më të mirin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2022 | 21:26

Levandovski-Mesi / Sfida e Topit të Artë përsëritet, dueli për te vendosur më të mirin

Argjentina dhe Polonia do të përballen së bashku pas vendosjes në grupin C të botërorit, së bashku me Arabinë Saudite dhe Meksikën.

mesi levandovski

Vëmendja gjatë ndeshjes do të jetë patjetër tek dy lojtarët kryesor të skuadrave, Levandovski dhe Mesi, që do të përsërisin duelin e tyre si në rastin e topit të artë.

Fitorja e çmimit prestigjioz nga ana e argjentinasit (i 7-ti personal), nuk është harruar nga ana e Levandovskit i cili do të dojë të hakmerret ndaj Mesit, duke e bërë këtë në fushën e lojës.

Pritet të shihet sesi do të përfundoj ky duel mes dy yjeve të futbollit botëror, por një gjë është e sigurt spektakli sa herë ata zbresin në fushë është i garantuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"