Levandovski me statistika të çmendura në Europë, ja cilat janë skuadrat që u shënon më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 12:12

Levandovski me statistika të çmendura në Europë, ja cilat janë skuadrat që u shënon më shumë

Robert Levandovski ka shkëlqyer në karri erën e tij me skuadrat e Leh Poznan, Borusia Dortmund dhe Bajern Mynih. Këtë sezon ai ka shënuar plot 13 gola në 617 minuta të luajtura për bavarezët. Një mesatare goli prej 47 minutash dhe 28 sekonda.

lewandowskicropped_14glprne1ai2w181fwz5m097dw

+ Polaku ka shënuar 11 golat e tij nga pika e bardhë e penalltisë.

+ Ai renditet në vendin e katërt në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Champions-it (66 gola).

+ CSKA Moskës është skuadra që nuk pëson nga Leva prej një harku kohor të 224 minutave.

+ Numri prej 66 golash në 87 ndeshje është edhe më i larti për Levandovskin te Bajerni. Ai ka bërë më mirë se në Europa Ligë dhe kupën UEFA, në të shkuarën duke shënuar vetëm shtatë gola në 24 ndeshje.

+ Me Bajernin e Mynihut, 31- vjeçari ka arritur kulmin në Europë duke shënuar më shumë. Me Leh Poznan ai shënoi 16 gola në kupën UEFA me një mesatare prej 0.375 gola për ndeshje, me Borusian 18 gola në 36 ndeshje, me një mesatare prej 0.5 gola për ndeshje dhe me Bajernin 49 gola në 59 ndeshje, me një mesatare prej 0.83 gola për ndeshje.

+ Tregolëshi i tij i parë në Champions nuk do të harrohet lehtë nga tifozët e Dortmundit. Leva u bë lojtari i parë që shënonte 4 gola në fitoren 4-1 të verdhezinjve ndaj Realit të Madridit në gjysmëfinalen e Champions-it në 2013-ën.

Robert-Lewandowski

+ Cervena Zvezda ka më shumë arsye për t’u trembur nga numri 9 i Bajernit, më shumë se çdo skuadër tjetër. Në 2019-ën, ai shënoi 5 gola në ndeshjet ndaj tyre. (1 gol në Mynih dhe 4 në Beograd). Me një mesatare prej 33 minutash dhe 24 sekondash për gol.

+ Në nivele klubesh, Leva ka terrorizuar klubet gjermane në vitet e fundit duke fituar “Këpucën e Artë”.

+ Mbrojtjet kundërshtare duhet të kenë shumë frikë nga polaku sidomos pas minutës së 75-të. Në këtë fazë të lojës ai ka shënuar plot 31 gola në Champions, më shumë se në çdo fazë tjetër të lojës. Kjo ndodhi edhe në ndeshjen e Bundesligës ndaj Volfsburgut, ku ai shënoi në nëntë minuta 5 gola dhe gjithashtu ndaj Cervena Zvezdës 4 gola, në fazën e grupeve.

+ Leva nuk njihet si një lojtar që shënon në 10-20 minutat e para të ndeshjes. Ai ndez motorët në maksimum nga minuta 20 deri në të 80-ën.

tab

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"