Levandovski mbyll diskutimet: Ende herët për t’u larguar nga Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 12:40

Levandovski mbyll diskutimet: Ende herët për t’u larguar nga Bajerni

Bomberi polak i kampionëve gjermanë, Robert Levandovski, ka folur gjatë ditë së djeshme lidhur me të ardhmen e tij duke thënë: “Të gjithë e dimë se sa shpejt ndryshojnë gjërat në futboll. Ka shumë lojtarë që i përgjigjen pyetjes lidhur me të ardhmen e tyre ku thonë se duan ta mbyllin karrierën në skuadrën aktuale. Mirëpo ndodh që edhe vetë krerët e skuadrës të të thonë një ditë se nuk ta kanë më nevojën në skuadër.

myler levandovski

Megjithatë për mua Bajerni është një skuadër, tek e cila dua të vazhdoj të jap maksimumin e të luaj. Kam një kontratë në Mynih, e cila është e vlefshme deri në vitin 2021 dhe ndihem mjaft mirë këtu”.

Në këtë mënyrë, polaku i ka lënë dyert e hapura për të ardhmen e tij. Së fundmi, është përfolur shpesh për një largim të mundshëm të sulmuesit bavarez drejt skuadrës spanjolle të Realit të Madridit, pasi këta të fundit kanë kërkuar një marrëveshje me polakun.

levandovski

Për këtë Levandovski ka thënë: “Kam jetuar me këtë situatë për dhjetë vite dhe gjithmonë ka patur spekulime lidhur me të ardhmen time. Mirëpo në fund kanë mbetur thjesht spekulime. Në fillimet e mia jam përpjekur gjithnjë ta largoj veten sa më shumë prej këtyre thashethemeve, por me kalimin e kohës të bëhen pjesë e rutinës dhe kam mësuar se s’ka asgjë që mund t’i ndryshojë. Nuk jam aspak i interesuar te shifrat ose cili klub i ofron ato. Dua të marr maksimumin dhe të jap rezultate sa më të mira”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"