Levandovski mbreti i Europës në 2019-tën, i lë pas të gjithë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 1, 2020 | 13:28

Bundesliga FB LAJMI KRYESOR Të fundit

Levandovski mbreti i Europës në 2019-tën, i lë pas të gjithë

Viti 2019 ishte fantastik për Robert Levandovskin. Askush nuk ka shënuar më shumë sesa ylli i Bajernit në 12 muajt e fundit. 31-vjeçari e gjeti rrugën e golit 54 herë në 58 ndeshje me klubin dhe kombëtaren polake, shifra që nuk i arritën dot as Mesi, as Ronaldo dhe as Mbape. 

levandovski

18 DOPIETA 

Vetëm në Bundesligë, bomberi ka shënuar dy dygolësha në 10 ndeshje gjatë këtij viti: Në Champions realizoi pesë dopieta dhe tri në Kupën e Gjermanisë. Pastaj ai hyri në histori pasi shënoi katërgolëshin më të shpejtë në Champions. I paharrueshëm “pokeri” i tij në harkun e 14 minutave e 31 sekondave në fitoren 6- 0 ndaj Crvena Zvezdës.

Ai u bë edhe futbollisti i parë në Bundesligë që shënoi në 11 javët e para. Dhe me 19 gola në fazën e parë në Bundesligë, rekordi i 40 golave sezonalë të Gerd Mylerit gjatë 1971- ’72 është seriozisht nën kërcënim.

/PANORAMASPORT.AL/

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com