Levandovski kërcënon Barcelonën, por ata dinë të fitojnë edhe pa… Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 12:01

Levandovski kërcënon Barcelonën, por ata dinë të fitojnë edhe pa… Mesin

Barcelona-Bajern do të përballen ditën e sotme, në duelin e parë të Grupit E të Champions-it. Me hijen e humbjes 2-8, e cila vazhdon të shfaqet në “Camp Nou”, katalanasit duan që të hakmerren. Është një sfidë fantastike, me emocion dhe luftë brenda saj. Katalanasit nuk janë favoritë për ta fituar ndeshjen, por gjithçka mund të ndodhë.

LEVANDOVSKI 1

HUMBJA E TURPSHME- Kjo është ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Bajernit që nga çerekfinalet e sezonit 2019- 2020, me fitoren 2-8 të Bajernit. Ajo është humbja më e thellë për katalanasit që nga prilli i vitit 1951, 6-0 ndaj Espanjolit.

JETA PA MESIN- Ky është sezoni i parë që nga 2003- 2004, në të cilin Mesi nuk luan te Barcelona në Champions. Barcelona ka fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit ku Leo Mesi nuk ka qenë në fushë (1 barazim). E thënë ndryshe, nuk humbet edhe kur Leo s’është.

LEVA KËRCËNIM- Që nga sezoni 2018-2019, sulmuesi i Bajernit, Robert Levandovski, ka shënuar 28 gola në Champions, 8 më shumë se çdo futbollist tjetër. Polaku nuk ka shënuar vetëm në 3 nga 17 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve. Ai e ka çuar topin në rrjetë 23 herë në 17 gola.

FILLIMI- Barcelona nuk ka humbur në ndeshjen inauguruese të Champions-it që nga 2-3 kundër Njukasëllit në sezonin 1997-1998. Van Gal drejtonte ekipin katalanas. Barça nuk humbet në ndeshjen e parë në grupe prej 22 sezonesh. Nga ajo ditë ka 17 fitore dhe 5 barazime. Bajerni ka fituar 17 ndeshjet e para në grupe që nga sezoni 2003- 2014, pra 17 ndeshje.

DEPAJ- Memfis Depaj do të bëjë debutimin e tij në Champions me Barcelonën në këtë ndeshje. Deri tani ai është përfshirë në 11 gola nga 14 ndeshje si titullar në këtë kompeticion në fazën e grupeve (7 gola dhe 4 asiste). Ai ka shënuar në 5 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve, të gjitha me Lionin.

NJË PRECEDENT- Barcelona dhe Bajerni i Mynihut nuk janë përballur në fazën e grupeve që nga sezoni 1998-1999, kur katalanasit i kanë humbur të dyja sfidat dhe e mbyllën në vendin e tretë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"