Levandovski e ka bërë zgjedhjen e tij, prioritet i vetëm janë gjigantët e La Liga-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 13:36

Levandovski e ka bërë zgjedhjen e tij, prioritet i vetëm janë gjigantët e La Liga-s

Me shumë mundësi Robert Levandovski do të luajë sezonin e fundit te Bajern Mynih. Kontrata i përfundon në vitin 2023, por ylli bavarez po kërkon një aventurë të re dhe destinacioni i radhës mund të jetë Real Madrid.
LEVANDOVSKI

‘’AS’’ zbulon se Levandovski është i gatshëm të humbasë dhe para vetëm e vetëm të transferohet te Real Madrid. Perez ka prioritet një ndërmjet Haland dhe Mbape, por Levandovski do të ishte një supergoditje pasi do të vinte pa shumë sforco duke marrë parasysh dhe përfundimin e kontratës me Bajernin, por dhe moshën.

PSG-ja dhe Siti nuk do të kenë asnjë shans për 33-vjeçarin pasi Reali është prioriteti i vetëm i Levandovskit në merkaton e verës që vjen.

Polaku ka shënuan 307 gola në 339 ndeshje për bavarezët duke u bërë një ndër golashënuesit më të mirë të gjigantëve gjerman por dhe në Europë vitet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"