Levandovski do trofeun dhe rekordin e CR7-ës, 6 gola larg portugezit. Ka bërë më mirë se dy ish-bavarezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 15:00

Levandovski do trofeun dhe rekordin e CR7-ës, 6 gola larg portugezit. Ka bërë më mirë se dy ish-bavarezë

Robert Levandovski është duke kaluar formën më të mirë të karrierës. Polaku është duke thyer një rekord pas tjetrit. Në Champions, ai mund të thyejë edhe dy të tjerë. Kjo do t’i vinte kapakun çdo kritike dhe do të linte me gojë hapur çdokënd që ka qenë dhe është kundër tij. Bomberi i kampionëve të Gjermanisë është prej vitesh një nga golashënuesit më të mirë te Bajerni.

LEVANDOVSKIT

Me 51 zyrtarë në të gjitha kompeticonet, ai ka thyer në këtë sezon rekordin e tij të mëparshëm (43 gola në sezonin 2016/2017). Në kampionatin gjerman ai u shpall sërish golashënuesi më i mirë i sezonit me 34 gola në 34 javë. Ky rekord mbahej nga ish-sulmuesi i Këlnit, Diter Myler. Ky i fundit shënoi në sezonin 1976-’77 34 gola. Edhe në Kupën e Gjermanisë, Leva është një gjahtar golash. Me 6 gola në këtë kompeticion, polaku u shpall golashënuesi më i mirë i turneut për të pestin vit radhazi.

CHAMPIONS-i

Të shtunën kampionët e Gjermanisë do të zbresin në fushën e “Allianz Arena”-s për t’u ndeshur me Çelsin. 11 gola ka në llogarinë e tij Leva në këtë sezon. Ai kryeson listën e golashënuesve duke lënë pas lojtarë si Ronaldo apo Lionel Mesi. Më mirë se Leva, te Bajerni ka bërë më mirë vetëm Mario Gomez në sezonin 2011-2012, kur shënoi 12 gola. Pra, Levës i mungon vetëm 1 gol për të arritur këtë rekord dhe 2 për të kaluar Gomezin. Por, Roberti kërkon më shumë se kaq.

lEVA

Objektivi? 17 gola. Kaq është edhe numri i golave të shënuar nga Kristiano Ronaldo në sezonin 2013- 2014. Gjashtë vite më pas, portugezit i duhet të dridhet e të shpresojë që Leva të ndalet me aq. Gjashtë gola nuk janë pak, por edhe jo shumë për një bomber si polaku. Deri tani 31-vjeçari ka bërë më mirë se disa prej ish-sulmuesve më të mirë që kanë veshur fanellën e Bajernit, si Miroslav Klose, Ivica Oliç apo Roi Makai, që kanë shënuar jo më shumë se 7 gola secili në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"