Levandovsi i komunikon vendimin klubit, e ardhmja e tij është larg Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2018 | 10:53

Levandovsi i komunikon vendimin klubit, e ardhmja e tij është larg Gjermanisë

Levandovskia ka bërë një kthesë të papritur. Ai i ka komunikuar klubit se dëshiron të luajë jashtë Gjermanisë. Sipas gazetës gjermane “Bild”, polaku i shprehu dëshirën drejtuesve të klubit.

levandovsk

Shumë ekipe europiane janë venë në ndjekje të tij. Në rradhë të parë është Çelsi dhe Reali Madridit. Të dyja këto ekipe do të kryejnë një revolucion të gjerë sezonin e ardhshëm dhe shtatlarti lakmohet shumë për në majën e sulmit. Mesa duket Leva tashmë kërkon një aventurë të re, dhe kjo në moshën 29-vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"